Epo edhe kjo nuk ishte dëgjuar! U shpall prej tre ditësh i vdekur nga mjekët, por ndodh çudia përpara autopsisë

Në Spanjë tre mjekë shpallën të vdekur të burgosurin Gonzalo Monto Himenez. Teksa burri pritej t’i nënshtrohej autopsisë u zbulua që kishte shenja jete dhe merrte frymë, ndonëse me vështirësi.

Ai ishte mbështjellë në një thes ku u kontrollua sërish nga autoritetet. Këta të fundit dëgjuan tinguj të çuditshëm që vinte nga poshtë thesit dhe aty mësuan se Himenez ishte ende gjallë.

Mjekët kanë thënë fillimisht se shkak për “vdekjen” e tij kishte qenë katalepsia, gjendje e cila bën që organizmi të duket sikur nuk funksionon. Në momentin që është zgjuar ai ka kërkuar që të takohet me gruan.

Pasi i është plotësuar kërkesa, ai është dërguar sërish në burg, kur do të vuajë dënimin për një vjedhje që ishte përfshirë kohë më parë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *