Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Artur Kalanë si gjyqtarë në Gjykatën e Lartë. Me emërimin e Artur Kalasë nga presidenti Meta Gjykata e Lartë bëhet me 8 anëtarë.
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta,në datën 19korrik 2021, ka administruar propozimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, për emërimin e zotit Artur Kalaja, si anëtari më i rinë Gjykatën së Lartë, i cili është përzgjedhur për t`u emëruar përmes procedurave të ngritjes në detyrë nga radhët e gjyqësorit.
Meta pasi shqyrtoi vendimmarrjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe propozimin e përcjell nga ky organ, së bashku me praktikën dokumentare të ngritjes në detyrë për në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur për kandidim,që prej datës26.2.2020, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136 të Kushtetutës, nenit 48, pika 11 dhe 13 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ka pranuar propozimin e KLGJ-së dhe sot përmes Dekretit nr. 13173, datë 26.7.2021, ka vendosur që. Me këtë emërim të ri, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 8 (tetë) gjyqtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë, sipas vendimmarrjes së KLGJ-së.
Dekreti i presidentit Meta:
PËR
EMËRIMIN E GJYQTARIT TË GJYKATËS SË LARTË
Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136 të Kushtetutës, nenit 48, pikat 11 dhe 13, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, pas administrimit pranë Institucionit të Presidentit të Republikës në datë 19.07.2021, të propozimit të arsyetuar të përcjellë me shkresën me nr. 3390/2 prot., datë 19.07.2021 dhe Vendimit nr. 311, datë 16.07.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, të kandidatit z. Artur Kalaja”, shoqëruar me praktikën dokumentare të ngritjes në detyrë/emërimit në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur për kandidim me vendimin nr. 87, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, vendosa të:
D E K R E T O J:
Neni 1
Zoti Artur Kalaja emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
/Priza.al/