Një djalosh është djegur nga dielli dhe është bërë i tëri i kuq, teksa bërtitet në agoni nga djegia në të gjithë trupin! Ky është një paralajmërim i fuqishëm për këdo që kalon kohë në diell gjatë valës së nxehtësisë këtë javë.
Duke udhëtuar nga qyteti në bregdet për të shijuar temperaturat e larta, burri, i njohur si Grant, donte të shfrytëzonte sa më shumë diellin, por jo gjithçka shkoi ashtu siç duhej. Të riun e zuri gjumi dhe kur u zgjua pas një orë e gjysëm pa se kishte pësuar djegie të tmerrshme, e cila i solli atij shumë dhimbje dhe nuk bënte dot gjumin rehat.
Ndonëse kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2013, britanikët çdo verë e ripublikojnë atë thjesht për t’ua kujtuar njerëzve.
Videoja tronditëse tregon një grua që vendos locion në pjesën e pasme të Grant, e cila është e kuqe e ndezur. Grant mund të shihet në dhimbje ekstreme, ndërsa një tjetër palë ecën rrotull dhe filmon kalvarin e tij.
Ndërsa kremi aplikohet, Grant dëgjohet duke thënë: “O Zot, edhe fytyra ime është e kuqe – shikoje. “Unë kurrë nuk kam pasur kaq shumë dhimbje”.
Më poshtë keni pamjet!