Policia ka zbardhur krimin e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Gurrë e Vogël në Klos të Matit.
Sipas policisë, nënë e bijë Mine dhe Aida Lezi kanë qëlluar për vdekje Ylber Lezin.
Ky i fundit ka humbur jetën në banesë.
Njoftimi i Policisë së Matit:
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 25.07.2021, në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, ku u gjet pa shenja jete shtetasi Ylber Lezi.
Arrestohet bashkëshortja dhe vajza e tyre, si të dyshuara për vrasjen e 47-vjeçarit.
Në vijim të veprime të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i ngritur në Komisariatin e Policisë Mat, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, në bazë të provave të grumbulluara u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve :
Mine Lezi, 51 vjeçe dhe Aida Lezi, 21 vjeçe (nënë e bijë).
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se dy shtetaset e lartpërmendura në bashkëpunim me njëra tjetrën, në banesë kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme shtetasit Ylber Lezi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale ‘Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare’.
/Priza.al/