Refuzoi të vendoste maskën, studenti vritet nga një polic

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në Kongo.

Një student është qëlluar për vdekje nga policia. Polici e qëlloi me armë, teksa Honore Shama po filmonte një video.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes tregojnë se polici i kërkoi të riut të vendoste maskën, por pasi nuk u bind nga arsyetimet e studentit e qëlloi atë.

“Honore Shama, një student në fakultetin e arteve në Universitetin e Kinshasa, ishte duke filmuar një video. Një polic i tha që të vendoste një maskë gjatë xhirimeve, dhe polici, i cili priste t’i ofroheshin para, u tërbua, e akuzoi atë për rezistencë dhe e qëlloi atë,“- tha dëshmitari.

Mbajtja e maskës në Kongo është e obligueshme, kurse shkelja e kësaj mase dënohet me 10 mijë franga të Kongos ose pesë dollarë amerikanë.

/Burimi: Punchng/ Përshtati në shqip: Priza.al/ 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *