Aktorja e njohur, Kate Beckinsale, është ribashkuar me vajzën e saj, Lily Sheen, pas 2 vitesh për shkak të pandemisë.
Beckinsale u fotografua krah së bijës në aeroport në të njëjtën ditë kur foli rreth ndarjes së vështirë nga e bija. Krah tyre u pa edhe e dashuri i Lily-t, David Schecter.
Ylli i ‘Underworld’ zbuloi se e bija jetonte në New York dhe se pandemia dhe kufizimet e vendosura e bënin të pamundur takimin e tyre.
“Unë nuk e kam parë vajzën time për dy vjet. Gjithashtu, unë shkova në Kanada për punë dhe ajo nuk mund të vinte të më shihte. Dy vite duke mos parë fëmijën tuaj, për mua, është gjëja më e pahijshme”, tha aktorja.
Sheen është fëmija i vetëm i aktores së njohur, që tashmë është beqare. Kohë më parë ajo deklaroi se nuk ishte përfshirë në një lidhje serioze qëkur u lidh me Pete Davidson, aktorin e ‘SNL’.
/Priza.al/