Ish-futbollisti i Manchester United, Wayne Rooney është përfshirë në një skandal kohët e fundit, ku është fotografuar me 3 femra të zhveshura në një dhomë hoteli. Pas publikimit të këtyre fotove Rooney ka bërë një denoncim në polici.
Ai ka festuar me 3 modelet e njohura Tayler Ryan dhe dy shoqet e saj Elise Melvin dhe Brooke Morgan.
Treshja e vajzave nuk është përmbajtur dhe kanë shpërndarë momente dhe video me futbollistin në SnapChat. Gjithçka u bë virale brenda pak kohësh në rrjete sociale. Njëra nga modelet madje shikohet duke bërë një kërcim sensual para futbollistit, i cili shfaqet i përgjumur dhe i pafuqishëm.
Pas denoncimit nga ana e avokatëve të tij, ka nisur menjëherë një hetim mbi ngjarjen.
Nuk është hera e parë që Rooney përfshihet në skandale të tilla, mirëpo kujtojmë se ai është i martuar me Coolen dhe ka 4 djem.
/Priza.al/