Të rraskapitur dhe të tymosur, zjarrfikësit gjejnë kohën të hanë një çapë bukë pas ‘luftës’ me flakët në Dukat

Pas shuarjes së zjarrit në Dukat, zjarrfikësit e Vlorës kanë publikuar foto në rrjetet sociale, ku mbajnë nën vëzhgim situatën në rast se zjarri mund të riaktivizohet.

Ata janë shfaqur duke ngrënë një vakt së bashku. Fotot janë shpërndarë në faqen e tyre në facebook me një mbishkrim domethënës.

Kur Detyra realizohet në Grup ! Duke shfrytëzuar kohën e vëzhgimit dhe pritjen e mosriaktivizimit të vatrës së zjarrit , ajo çka kemi marrë nga shtëpia e ndjamë me njeritjetrin. BUKË ,KRIPË dhe ZEMËR të BARDHË!”, shkruhet në postim.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *