“Hajde të të puth pak”/ Pushohen hetimet për pedagogun që ngacmonte studentet

Prokuroria e Elbasanit ka vendosur të pushojë hetimet për pedagogun e universitetit të Elbasanit, Denis Himçin që u arrestua pasi u filmua teksa kërkonte favore seksuale në këmbim të notës për studentet.

Prokurorja e çështjes Elveta Stafa, vendosi të pushojë çështjen penale kundër Denis Himçit, duke i dhuruar lirimin nga akuzat pedagogut.

Denis Himçi, u arrestua më 17 shtator 2019 me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila nisi një hetim për akuzën e “Korrupsionit duke kërkuar favore seksuale” dhe “Ushtrimi të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë”.

Ai u filmua brenda një makine “Audi” bashkë me një studenten e tij, të cilës i thoshte ‘hajde të të puth pak’. Pedagogu u lirua por u mbajt nën hetim për 2 vite me rradhë./Burimi: Oranews

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *