Mbërrijnë në Rinas 68 mijë doza të tjera vaksinash, Rama: Ja sa kemi marrë në total

Ka mbërritur mbrëmjen e sotme një tjetër sasi vaksinash kundër koronavirusit. Kryeministri Rama ka njoftuar se kanë mbërritur 67,860 doza të vaksinës Pfizer në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Në total në vendin tonë kanë mbërritur 1,679,410 vaksina antiCOVID. Gjithashtu kreu i qeverisë thotë se këto doza nga PFizer janë pjesë e marrëveshjes përmes instrumentit COVAX.

Deri më tani në të gjithë vendin, janë kryer 1,148,910 vaksinime kundër koronavirusit.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

67,860 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,679,410 sasinë e vaksinave anticovid të mbërritura në vend. Kjo sasi e vaksinave Pfizer u sigurua nga financimi i qeverisë shqiptare përmes instrumentit Covax, nga kontrata direkte me kompaninë si dhe nga mbështetja e Bashkimit Europian. Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin masiv në të gjithë vendin. Deri tani janë kryer 1,148,910 vaksinime.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *