‘Ferri’ afrikan mbërrin në Shqipëri/ Temperatura të larta në çdo qark, ku do të arrihet ‘piku’

Nis i nxehti afrikan për këtë javë në Shqipëri. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vend, ku për shkak të temperaturave të larta paralajëron për rrezik zjari në qarqet e Fierit dhe Vlorës.

Sipas IGJEUM, temperaturat pritet të qarkullojnë në bregdet: 21 / 34 °C; në vendet e ulëta: 22 / 39 °C; ndërsa në vendet malore: 17 / 33 °C. Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *