VIDEO/ Bregdeti i Durrësit pushtohet nga ‘kandilët e detit’, temperaturat e larta nxisin praninë e tyre në plazh

Teksa jemi në mes të sezonit turistik të gjithë i drejtohen detit për tu freskuar nga temperaturat e nxehta.

Por një numër i madh i kandilave të detit vërehet në plazhin e Durrësit.

Pamjet janë publikuar nga spikerja e Klan News, Eni Mema.

Rritja e pazakontë e temperaturave javën e fundit ka mbipopulluar gjithë Mesdheun me kandilë deti, përfshirë edhe bregdetin shqiptar.

Kandili i detit gjendet shpesh nëpër plazhe kur deti është i trazuar, njihen me këtë emër sepse po të prekin shkaktojnë të djegura në duar sikur të ishin hithra të vërteta.

Prekja nga një kandil deti shkakton jo vetëm djegie dhe irritime në lëkurë, por ndikon negativisht edhe në organizmin e njeriut.

Menjëherë sapo kandili i detit bie në kontakt me trupin e njeriut, ai lëshon gjemba ekstremisht të vegjël brenda në lëkurë, duke injektuar një lëng helmues.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *