Merret vendimi për shoferin i cili shkaktoi aksidentin tragjik në Kroaci. Gjykata kroate ka vendosur se 52-vjeçari do të qëndrojë 1 muaj në paraburg.
Dy ditë më parë ai drejtonte autobusin ku udhëtonin qytetarë nga Kosova teksa pas përmbysjes së autobusit 10 prej tyre vdiqën.
Sipas dëshmive, Dukagjin Lytën e kishte zënë gjumi në timon vetëm 30 minuta pasi e kishte marrë drejtimin e autobusit.
/Priza.al/