A do të rihapet dosja e Gërdecit? GJKKO vendos sot! Ja kërkesa e familjes Durda, prindërit e 7 vjeçarit që humbi jetën tragjikisht

Ka qënë SPAK e cila këmbënguli për  rigjykimin e Fatmir Mediut, pasi e akuzon si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit. Këmbëngulje e cila ka në favor të saj edhe një kërkesë të familjes Durda, edhe pse deri tani  mundësinë që Mediu të shkojë sërish në bankën e të akuzuarve janë të pakta, pasi mbrohet nga gjykimi i cili përfundoi në vitin 2009, një vendim i gjykatës së Lartë. Duke patur parasysh se nga ka dalë ky vendim, mbrojtja ligjore e Mediut mbështetet fort në forcën e kësaj gjykate.

Megjithatë kundër ish-ministrit vazhdon të jetë familja fatkeqe që humbi të birin e mitur në atë çmenduri që mori me dhjetëra njerëz dhe plagosi qindra të tjerë!

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit po zhvillon sot seancën në dhomë këshllimi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Në seancë pritet të vendoset nëse do të rinisë gjykimi për Fatmir Mediun, i cili akuzohet si një nga përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit me 26 të vdekur e qindra të plagosur.

Nga ana tjetër, po sot, Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, prindërit e 7 vjeçarit Erison Durdaj që humbi jetën tragjikisht nga shpërthimi i Gërdecit në pranverën e 2008-ës, i janë drejtuar me një letër zyrtarisht Gjykatës së Posaçme, ku i kërkojnë pranimin e kërkesës së SPAK për nisjen e hetimeve ndaj Mediut.

Disa nga pikat në letrën e familjes Durdaj, drejtuar GJKKO:

-ndjekja penale është një detyrim i shtetit shqiptar që buron nga konventat ndërkombëtare që kërkojnë hetimin dhe gjykimin e plotë për çdo humbje jete

– dosja përmban shumë fakte që mund të cilësohen jo vetëm si shpërdorim detyre dhe duke i hapur rrugë gjykimit do të mundësohet një vlerësim i drejtë i të gjithë fakteve penale

– gjykata të zbatojë drejtpërdrejt nenin 2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe të mos humbasë në teknikalitete, në dëm të thelbit të detyrës së prokurorisë dhe gjykatave të një shtet të së drejtës. Gjykata e Strasburgut ka kërkuar shpesh here nga shtetet që të bazojnë vendimet direkt ne Konvente.

– nëse gjykata ka dyshime se ndonjë dispozitë e ligjeve shqiptare bëhet pengesë për këtë gjykim, të ushtrojë të drejtën për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për t’i hequr pengesat antikushtetuese.

– Në fund të fundit, një shtet i së drejtës është ai që nuk pengon gjykimin e çdo zyrtari, dhe ky është funksioni kryesor pse u bë reforma në drejtësi.

Ishte SPAK që kërkoi rigjykimin e Fatmir Mediut, pasi e akuzon si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur me argumentin se ai nuk ma imunitet dhe mund të përballet me drejtësinë.

Gjykata e Lartë vendosi t’ia dërgojë këtë cështje për kompetencë GJKKO-së, me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *