Një ngjarje e paparë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Indi. Një grua ka gjetur burrin e saj të zhveshur në një dhomë hoteli së bashku me një mësuese. Në video gruaja shihet e tërbuar kur zbulon tradhtinë e të shoqit. Gruaja e ka dhunuar në mënyrë brutale ‘rivalen’ e saj. Ajo arriti ta zbulojë tradhëtinë e të shoqit pas informacioneve sekrete që merrte vazhdimisht. Burri raportohej se ishte oficer policie me forcat e rezervave. Kur gruaja e tij nisi të dyshonte për tradhtitë dhe pritjet e gjata në telefon, ajo mori vetë situatën në dorë dhe nisi të hetonte. Rrjedhimisht, gruaja bashkë me vëllezërit e saj të cilët ishin policë arritën ta gjenin burrin në një hotel Shastrinagar në Jaipur. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë me martesën e çiftit apo nëse gruaja do të duhet të përfundojë në burg për shkak të dhunës së ushtruar ndaj ‘dashnores’ së burrit.
/Burimi: The Sun/ Përshtati në shqip:Priza.al/