Momente magjike në Barcelonë/ Rey Manaj një histori huazimesh pafund, e ardhmja e tij ende e pavendosur

Rey Manaj po përjeton një moment magjik tek Barcelona. “Tripleta” e tij bëri xhiron në mediat europiane dhe rriti shumë kuotat në tregun e tranasferimeve, aq sa sot kartoni i tij vlerësohet rreth 5 milion euro. Kjo shifër ka vendosur në siklet edhe drejtuesit e Barcelonës, pasi ky është momenti i duhur për të përfituar nga kartoni i tij, i cili i kushtoi vetëm 700 mijë euro.

Emri i Manaj po lakohet shumë edhe në Serie A. Sulmuesi kuqezi është rritur në Itali dhe provoi në çdo formë të linte gjurmë, por në fund arriti ta bënte diçka tillë vetëm në moshën 24 vjeçare dhe me fanellën blaugrana. Manaj preku kulmin e tij në Itali ku u transferua tek Inter në 2015, në atë kohë zikaltërit drejtoheshin nga Roberto Mancini, por tekniku azzurr nuk i dha asnjë mundësi të linte gjurmë me ekipin e parë.

Që nga ajo periudhë Manaj nisi një histori të gjatë huazimesh duke kaluar në ekipe si Pescara, Pisa, Granada për tu transferuar më pas tek Albacete dhe së fundmi tek Barcelona. Sassulo kërkon të sigurojë shërbimet e sulmuesit kuqezi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *