Po kryente një riparim në banesë, i shembet muri dhe e zë poshtë! Ndërron jetë i moshuari në Delvinë

AMBULANC

Një 70-vjeçar ka ndërruar jetë në Delvinë, pasi është dëmtuar nga shembja e një murit.

Policia njofton se i moshuari Janaq Çavo ka qenë duke punuar te një mur i vjetër në banesën e tij, kur ai është shembur, duke e dëmtuar rëndë. Për pasojë, i moshuari ka ndërruar jetë në spital nga plagët e marra.

Delvinë/Informacion paraprak

Sot, në spitalin e Sarandës është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi J. Ç., rreth 70 vjeç, banues në Delvinë, i cili dyshohet se duke kryer nje riparim te një mur i vjetër në banesën e tij, në fshatin Fushe-Verri, është dëmtuar si pasojë e shëmbjes së murit.

Shtetasi J. Ç., si pasojë e demtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *