Një 47-vjeçare nga Maryland ka fituar 250 mijë dollarë me anë të një bilete llotarie që e kishte blerë për vetëm 10 dollarë.
Mediat raportojnë se ajo nuk ka dashur ta bëjë publik emrin dhe ka preferuar të quhet “Mami Mirënjohëse”. Në momentin kur zbuloi lajmin e mirë ishte e ulur në makinën e saj dhe gërvishti biletën, por kur pa rezultatin nuk po i besonte syve. Gruaja ka treguar se menjëherë e kontrolloi në aplikacion dhe vuri re që ishte me të vërtetë fituese.
“Unë isha ulur në makinë dhe u çmenda! E kontrollova me aplikacionin tim dhe pashë që kisha fituar 250 mijë dollarë”-tha ajo.
47 vjeçarja planifikon të përdorë fitimet për të shlyer disa fatura, për të siguruar mbështetje financiare për fëmijët e saj, si dhe për të vendosur një parapagim në një shtëpi.
/Priza.al/