Pfizer dhe Moderna testojnë vaksinat për grupmoshën 5-11 vjeç, rezultatet priten të dalin…

Dy prodhuesit e vaksinave, Pfizer dhe Moderna kanë nisur testimet për të aplikuar vaksinën anti-Covid tek fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç. Testimet nisën pas kërkesës së Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave.

Testet e Pfizer dhe Moderna tek kjo grupmoshë do të ndihmojnë për të kuptuar efektet anësore të vaksinave anti-Covid te fëmijët, sidomos në identifikimin e rasteve të sëmundjeve të rralla të zemrës që kanë prekur të rinj nën moshën 30 vjeç.

Pfizer pranoi zyrtarisht se ka nisur më 8 Qershor provat klinike tek fëmijët e moshës 5-11 vjeç, ndërsa më 21 Qershor ka nisur testet tek fëmijët nën 5 vjeç.

Në këtë studim janë përfshirë 4500 persona nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Finlanda, Polonia dhe Spanja.

Rezultatet e para të këtyre provave klinike pritet të dalin në muaijn Shtator.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *