Një aksion antidrogë ka ndodhur këtë mesditë në kryeqytet, në zonëne quajtur ndryshe si ‘Varri i Bamit’. Mësohet se tre persona janë ndaluar nga ana e policisë, ndërkohë që një tjetër ka mundur që të arratiset.
Siç shihet dhe nga pamjet, makina në ngjyrë të zezë ndalohet anës rrugës, dhe pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të efektivëve, nuk pranon që të kontrollohet, dhe më pas shkel gazin duke u larguar prej aty.
“Hape derën, hape more derën, o by*h q*r, hape derën” dëgjohen agjentët që i drejtohen drejtuesit të makinës tip “Benz” që të dalë jashtë por ai largohet me shpejtësi.
Një qytetar ka arritur që të filmojë të gjithë skenën nga momenti kur policia ndalon drejtuesin e makinës, i cili nuk bindet për të hapur derën duke u arratisur deri te shtrirja në tokë e gazetarit të NEWS24 Ergys Gjençaj që po filmonte operacionin.
Më pas efektivët kanë kaluar te qytetarët, teksa një banore e zonës dëgjohet duke thënë “mos më prek me dorë”. Nga operacioni deri tani nuk raportohet për të arrestuar.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane njofton se në bashkëpunim me SHÇBA janë duke kryer verifikime të thelluara në lidhje me incidentin e ndodhur me gazetarin në rastin e operacionit policor antinarkotike.
Grupi hetimor po heton rastin mbi veprimet e kryera nga punonjësit e policisë për të përcaktuar ligjshmërinë e veprimeve te tyre.
/Priza.al/