Ngjarje e rëndë/ Gjyshi dhe xhaxhallarët dhunojnë për vdekje 17-vjeçaren, zbulohet arsyeja absurde

Një 17-vjeçare është dhunuar për vdekje nga gjyshi dhe xhaxhallarët në Indi sepse kishte veshur xhinse. Në një rrëfim për BBC, nëna e vajzës ka treguar se e mitura është rrahur me shkop nga familjarët, pas një debati mbi rrobat moderne.

“Vajza veshi një palë pantallona, një bluzë dhe kreu ritualet fetare. Kur gjyshërit e panë, e kundërshtuan menjëherë veshjen. Neha (adoleshentja që u vra) iu përgjigj se xhinset janë bërë për tu veshur dhe se ajo do t’i vishte”, tha nëna e saj.

Debati vazhdoi me fjalë deri sa përfundoi në dhunë. E ëma tha se ndërsa e bija qëndronte pa ndjenja, vjehrri kishte thirrur një taksi për ta çuar mbesën në spital.

“Ata nuk më linin t’i shoqëroja, kështu që lajmërova të afërmit e mi të shkonin në spitale për të gjetur vajzën, por nuk e gjetën atë,” tha zonja Pasëan.
Ditën e nesërme trupi i vajzës u gjet i varur në një urë afër shtëpisë mbi lumin Gandak.

Dhjetë anëtarët e familjes së Nehas akuzohen për vrasje dhe fshehje të provave, përfshirë gjyshërit, xhaxhallarët, kushërinjtë dhe shoferin e taksisë.

/Burimi: News.com/ Përshtati në shqip: Priza.al/ 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *