Karteli i Gjeneratës së Re të Jaliscos-s është bërë një nga kartelet më frikësues të Meksikës, duke përdorur dhunë brutale në të gjithë vendin. Në të kaluarën, anëtarët e saj kanë rrëzuar një helikopter të ushtrisë, kanë vrarë dhjetëra zyrtarë shtetërorë dhe kanë varur trupat e viktimave në urë për të trembur rivalët e tyre.
Shumë prej gangsterëve i janë nënshtruar trajnimit ushtarak dhe ata lidhen me një seri krimesh. Një prej tyre është dhe rasti i ish-sekretarit të sigurisë në shtetin e Jalisco, i cili u zu në pritë nga disa persona të armatosur teksa po dilte nga një restorant në vitin 2018. Ai u plagos lehtë dhe katër persona të tjerë mbetën të vrarë.
Në nëntor të vitit 2018, tre adoleshentë u torturuan dhe u vranë në një vrasje brutale në Tijuana nga anëtarët e dyshuar të kartelit – përfshirë dy fëmijë nga SHBA. Ata kanë formuar një ‘ushtri’ me kamionë të blinduar dhe numër të madh armësh.
/Burimi:DailyStar/Përshtati:Priza.al/