Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas operacionit të policisë që u zhvillua sot, ku blutë shtrinë në tokë gazetarin Ergys Gjençaj. Basha shprehet se ky është një akt i turpshëm që duhet dënuar me forcë nga të gjithë.
“Dhunimi i reporterit Ergys Gjençaj është një akt i turpshëm që duhet dënuar me forcë nga të gjithë. Brutaliteti ndaj gazetarit në detyrë duhet hetuar dhe personat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit.
Represioni dhe dhuna ndaj gazetarëve është produkt i modelit Rama që kërkon të zhbëjë të vërtetën me propagandë, korrupsion dhe dhunë. Kjo konfirmohet edhe nga raporti i fundit i OSBE/ODIHR. Dhuna ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave është dhunë ndaj demokracisë dhe lirive të çdo qytetari”, shkruan Basha.
/Priza.al/