Është i veçantë në gjininë e tij të aktrimit dhe një nga figurat më të spikatura të humorit shkodran dhe atij shqiptar ndër vite.
Por sot ikona e humorit shkodran, i madhi Zef Deda, feston ditëlindjen e tij të 71-të ku në këtë ditë nuk kanë munguar urimet e shumta nga e gjithë shqiptaria për të, duke i uruar një jetë të gjatë.
Një urim emocionues Zefit ja ka bërë edhe i biri, aktori tjetër i humorit, Julian Deda, i cili ka zgjedhur një mënyrë krejt origjinali për t’i uruar të atit ditëlindjen.
Juli ka publikuar një foto me të atin në rrjetet sociale dhe krahas saj, ka përshkruar natyrën e Zefit, si dhe i ka shprehur atij se është më i miri.
“Kujdes, mos u gënjeni nga kjo fytyrë në pamje te parë të qetë. Brenda saj fshihet nje uragan me energji, me pozitivitet dhe me dëshirë per ta jetuar jetën në maksimumin e saj. Kështu ka qenë gjithmonë dhe vazhdon te jetë dhe sot, tamam si nje 71 vjeçar qe i ka nderruar vendin numrave. Je i mirë shumë Babush, për mua je më i miri. Edhe 100 vite te tjera te uroj, shëndet te plotë dhe shijoje jetën, sepse e meriton! Te du fort artist!”,– ishte dedikimi i Julit për të atin Zefin.
View this post on Instagram
/Priza.al/