Operacioni i policisë, reagon Meta: Dënoj me forcë dhunën ndaj gazetarit, meriton ndëshkim ligjor

Presidenti Meta ka reaguar pas operacionit të policisë, ku u ndalua gazetari i cili po filmonte skenën. Meta shprehet se dënon dhunën ndaj gazetarit i cili ishte në krye të detyrës. Kreu i shtetit thekson se rasti i përsëritur i cënimit fizik të reporterëve meriton ndëshkim shembullor.

“Dënoj me forcë dhunën arbitrare të punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj gazetarit të “News 24”, Ergys Gjençaj, i cili ishte në krye të detyrës dhe që gjithmonë ka dëshmuar profesionalizëm të lartë për informimin publik.

Ky rast i përsëritur i cënimit fizik të reporterëve meriton ndëshkim ligjor dhe është një tjetër incident i rëndë, që dëshmon se përdorimi i pajustifikuar i dhunës, veçanërisht ndaj përfaqësuesve të medias, është kthyer në një mentalitet shqetësues në radhët e Policisë, që duhet trajtuar me zero tolerancë, në përputhje me ligjin.

Duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për të gjithë gazetarët kurajozë dhe të pavarur, theksoj se liria e medias është thelbësore për demokracinë dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, shkruan Meta.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *