VIDEO/ Aksident i rëndë në ‘Lungomare’ në Vlorë, një person transportohet me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në shëtitoren e ‘Lungomares’ në Vlorë, ku automjeti tip ‘Mercedes Benz’, që drejtohej nga një femër ka përplasur një motor, e për pasojë drejtuesi i këtij të fundit ka pësuar dëmtime të konsiderueshme dhe është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të qytetit për marrjen e ndihmës së parë mjekësore.

Mësohet se gjendja e tij është e stabilizuar, ndërsa policia ka shkuar menjëherë në endin e ngjarjes ku ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë aksident, ndërsa dyshohet se Benzi i ka prerë rrugën motoçikletës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *