VIDEO/Bashës i del përpara kushëriri i Ramës: Asnjë nga fisi nuk e voton më, na mori pronat e na hoqi nga puna

Kryedemokrati Basha ndodhet sot në Vlorë, ku ka pasur një përballje me qytetarët dhe bizneset. Gjatë ecjes në qytet me simpatizantët që e shoqëronin, Basha u përball me një qytetar i cili me tone të larta tha se ai është kushëri me Edi Ramën, por kryeministri i ka shkatëruar shtëpinë.

Qytetari i preu rrugën Bashës, ndërsa u shpreh se Rama i ka prishur pronën, ndonëse e kishte me hipotekë.

Min 21:09 

“Unë jam kushëriri i Edi Ramës. Më hajduti na mori mori pronat, më hoqi nga puna, familjen time. Ua dha oligarkëve. Unë jam nga Palasa. Të parit në Shqipëri ma prishi mua.

Më solli forcat. Prona ime me hipotekë, ma prishi dhe ua dha oligarkëve të tij. Asnjë nga fisi nuk e voton më. Nëna ime dhe nëna e tij janë kushërira.

Gjyshërit janë kushërinj të parë. Mua të parin në Shqipëri më erdhi dhe ma prishi. Unë as ka vjedhur, as jam marrë me drogë e as me gjë”, tha qytetari.

Basha iu përgjigj duke i thënë: “Familja e tij janë oligarkët, familja ime jeni ju. Më 25 prill si familje e përbashkët do e largojmë”.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *