Tesla ka raportuar të ardhura neto prej 1.14 miliardë dollarë, duke shënuar herën e parë që kalon 1 miliardëshin, dhe në rritje me 10-fish nga e njëjta periudhë një vit më parë.
Megjithatë, ekzekutivi Elon Musk, tha se mungesa e mikroçipeve në botë ka sjellë mbyllje të përkohshme të fabrikave dhe se çështja qëndron serioze.
Për të parën herë që prej fundit të 2019-s, fitimet e Tesla nuk u varën nga shitjet e krediteve mjedisore ndaj prodhuesve të tjerë të makinave, ç’ka tregon për përmirësimin e pozitës financiare. Aksionet e kompanisë me vlerën më të madhe në botë të makinave, u rritën me rreth 2% pas publikimit.
Tesla bëri të ditur se ka vonuar nxjerrjen në treg të programit të kamionçinave në vitin 2022, për t’u përqëndruar tek fabrikat dhe për shkak të disponueshmërisë së limituar të qelizave të baterisë dhe pjesë të tjera për këtë vit.
Musk nuk dha një afat kohor se kur do të nisë prodhimi në masë i baterive të gjeneratës së ardhshme, apo i kamionçinës së shumëpritur Cypetruck. Kompania bëri të ditur se të ardhurat totale u rritën në 11.96 miliardë dollarë, nga 6 miliardë që ishin një vit më parë.
Të ardhurat neto sipas Standardeve të Pranuara Gjerësisht të Kontabilitetit (US GAAP), arritën në 1.14 miliardë dollarë, ndërkohë që të ardhurat nga kreditet rregullatore ishin vetëm 354 milionë dollarë.
/Priza.al/