Nuk ka dyshime, Perez-in e ka ‘lënë mendja’! Nxjerr në shitje lojtarët e Realit vetëm për Mbappe

Largimet e Raphael Varane dhe Sergio Ramos, duket se nuk do të jenë të fundit për Real Madrid. El Trasistor”, teksa i referohet burimeve afër klubit madrilen pretendon se madrilenët janë të gatshëm të heqin dorë nga lojtarët më të mirë në ekip, nëse për ta, vjen një ofertë e mirë.

Shënjestra e radhës mund të jetë Isco Alarcon dhe për të “Los Blancos” kërkojnë plot 30 milionë euro. Edhe Lucas Vazquez është në shitje, ndoshta mund t’i bashkëngjiten Vinicus Junior, Gareth Bale, Nacho, Eden Hazard e disa futbollistë së tjerë.

E për të mbushur zhgënjimin e tifozëve, Florentino Perez është i gatshëm që të arrijë transferimin e Kylian Mbappe, i cili prej kohësh e ka shprehur hapur pëlqimin për t’u transferuar në Spanjë.

/Priza.a/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *