Tragjike në Tiranë/ Humb jetën foshnja e porsalindur në maternitet! Babai akuzon mjekët dhe bën denoncimin

Një foshnje e porsalindur ka ndërruar jetë pak minuta pas mesnatës së sotme në Tiranë. Foshnja ishte në maternitet dhe i është përkeqësuar shëndeti. Menjëherë është vendosur në lëvizje Prokuroria dhe grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar shkakin e vdekjes dhe dokumentuar ngjarjen.

Ndërkaq mësohet se babai ka kallëzuar ngjarjen menjëherë në Komisariatin Nr.1. 26-vjeçari A.Z pretendon se foshnjes nuk i është dhënë kujdesi i duhur nga stafi mjekësor, dhe prandaj i është drejtuar autoriteteve për këtë tragjedi të ndodhur në një maternitet në kryeqytet mesnatën që lamë pas.

Njoftimi nga policia:

Paraprake: Më datë 28.07.2021, rreth orës 00:40, në maternitet, një foshnje e porsalindur dyshohet se si pasojë e përkeqësimit të shëndetit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon punën me veprimet për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *