Ardi Veliu takim me delegacionin e EUROPOL/ Forcim të marrëdhënieve në luftën ndaj krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu zhvilloi sot një takim me delegacionin e EUROPOL-it të kryesuar nga Andzejus Roginskis dhe  Roberto Garbini, përfaqësues të Departamentit të Krimeve të Rënda dhe të Organizuar në agjencinw evropiane, e cila ka si qëllim final luftën kundër krimit në territoret e shteteve pjesëtare të BE-së.

Në fokus të takimit ishte rëndësia e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Policisë së Shtetit dhe EUROPOL-it, duke zgjeruar pjesëmarrjen e kësaj të fundit në veprime operacionale shqiptare në raste të krimit të organizuar të nivelit të lartë.

Drejtor Veliu ka falënderuar z. Roginskis dhe z. Garbini, për mbështetjen që po i jepet Policisë së Shtetit nga EUROPOL-i dhe për besimin për ta përfshirë Policinë e Shtetit në operacione të nivelit të lartë, duke theksuar se vitet e fundit Policia e Shtetit ka fituar besueshmërinë dhe është partnere e barabartë me homologët, duke shfaqur vendosmëri, përkushtim e profesionalizëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Përfaqësuesit e EUROPOL kanë vlerësuar rezultatet e arritura nga ana e Policisë së Shtetit dhe kanë theksuar rëndësinë e implementimit të Projektit të Analizës COPPER, si dhe forcimin e bashkëpunimit akoma më shumë mes EUROPOL-it dhe Policisë së Shtetit.
Më pas, delegacioni është takuar me përfaqësuesit e strukturave homologe të Departamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit.
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *