Disa persona janë arrestuar gjatë 24 orëve në Tiranë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Një 42-vjeçar ka rënë në pranga pasi ditën e djeshme ka tentuar të vjedhë një biçikletë, ndërsa pas hetimeve ka rezultuar se ishte autor i 6 vjedhjeve të tjera. Një 52-vjeçar është arrestuar për dhunë në familje. Për të njëjtën vepër penale është arrestuar edhe 26-vjeçar, i cili ka rrahur babain e tij.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 42 vjeç, pasi ka tentuar të vjedhi biçikletën e shtetasit N. I. Gjithashtu, nga veprimet ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i 5 vjedhjeve biçikletash dhe të 1 motomjeti.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë ndalimi i shtetasit D. K., 52 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. A., 22 vjeç, pasi në rrugën “Frederik Shiroka”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet e iu sekuestrua një armë e ftohtë (shufër metalike).
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. M., 26 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve R. V., 24 vjeç dhe E. V., 45 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur disa paisje elektroshtëpiake të shtetasit B. K. Gjithashtu, me datë 16.07.2021, kanë vjedhur biçikletën e shtetasit A. U. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. G., 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. K., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Më datë 27.07.2021, gjatë natës, në fshatin Marikaj, një shtetas ende i paidentifikuar ka vjedhur një shumë parash dhe një paisje pune në firmën në pronësi të shtetasit B. A., 58 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Më datë 27.07.2021, në Vaqarr, dy persona ende të paidentifikuar, kanë tentuar të vjedhin xhiron ditore të punonjësit të një karburanti, por pas rezistencës së hasur nga ky i fundit, janë larguar pa marrë asgjë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/Priza.al/