Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka inspektuar diten e somte ndërtimin e lagjes së re me banesa, në zonën e ‘5 Majit’ në kryeqytet nga ku synohet që në muajt maj-qershor të vitit 2022 banorët të kenë hyrë në apartamentet e reja.
Për të gjitha banorët të cilët pyesin se çfarë do të bëhet me bonusin e qerasë Erion Veliaj u dha këtë përgjigje.
“Ne i japim garanci çdo familjeje që ne do vazhdojmë me qira deri ditën që do marrin çelësin e shtëpisë së re dhe të hyjnë me këmbën e djathtë e të mbarë”.
Lagjja e re është projektuar nga arkitekti i famshëm italian Stefano Boeri, e cila po ndërtohet nga themelet pritet të akomodojë 11 mijë banorë. Pjesë e kësaj lagjeje të re janë edhe shkollat, kopshtet, njësitë tregtare, me parqe e mjedise sportive, si edhe institucione shtetërore.
/Priza.al/