‘Më quanin maloke’, këngëtarja e njohur shqiptare rrëfehet rreth vështirësive dhe paragjykimeve!

Soni Malaj është një ndër këngëtaret më të përfolura të estradës shqiptare. E ftuar në emisionin ‘Abc-ja e mëngjesit’, ajo ka folur rreth vështirësive dhe paragjykimeve me të cilat është ndeshur gjatë karrierës së saj.

“Paragjykimi ka qenë shumë i madh. Thonin hajt se prej Tropoje, maloke. Por nga e keqja ishte dhe e mira se nuk është se më ngacmonin shumë. Nuk kam patur ngacmime që mund të ndodhin shpesh në showbizz. E kam parë dhe nëpër komente këtë gjë.“, tregoi këngëtarja.

Soni gjithashtu tregoi mësimin më të madh që ka marrë nga babai i saj i ndjerë.

Babi ka qenë gjithmonë mashkulli tipik verior. Thoshte gjithmonë të jesh me këmbë në tokë, kishte pjesën e virtyteve, nuk e ka pas qejf mos seriozitetin. Më thoshte ti je femër, duhet me qenë serioze. E kishte bezdi të mospaturit një personalitet të fortë dhe karakter.

Përsa i përket festivaleve , u shpreh se do dëshironte të kishte evituar pjesëmarrjen në disa prej tyre.

Ndoshta disa pjesëmarrje nëpër konkurse muzikore do të doja t’i evitoja. Gjatë karrierës do t’i kisha evituar, ose më saktë në disa prej tyre në vitet e fundit nuk do të doja të kisha marrë pjesë.”, tha Soni.

/Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *