“Korrupsioni largoi investimet”/ Jorida Tabaku komenton raportin e DASH

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputetja e zgjedhur Jorida Tabaku ka komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me korrupsionin në Shqipëri. Tabaku shprehet se DASH konfirmoi se Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar në Europë.

‘Raporti i DASH konfirmon se Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar në Europë. PD është në betejë për të çliruar ekonominë nga korrupsioni dhe për një qeveri që punon për njerëzit’, u shpreh Tabaku gjatë deklaratës së saj.

Deklarata e Jorida Tabakut nga selia e PD:

Tanimë është një fakt i mirënjohur botërisht se Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar në Europë;

Shqiptarët, qeverisen nga një shtet i kapur nga një qeverisje okulte që nuk respekton ekonominë e tregut dhe as konkurrencën.

Për rrjedhojë sot ekonomia është në krizë, shqiptarët mbledhin më pak të ardhura në fund të muajit pasi vendi është më pak për tërheqës për investimet e huaja!

Specifikisht investitorët amerikanë!

Këtë realitet të hidhur e përshkon qartësisht dhe pa asnjë ekuivok raporti i fundit mbi Klimën e Investimeve të Departamentit të Shtetit,

Të gjithë investitorët dhe bizneset vendase apo të huaja e përjetojnë në vetën e parë korrupsionin, mungesën e sigurisë ligjore, rritjen e autokracisë së qeverisë dhe mungesën e klimës për të bërë biznes në Shqipëri.

Pengesa kryesore për ekonominë është qeveria: çka nis që me procedurat korruptive, mungesa e konkurrencës e deri tek mungesa totale e transparencës në procesin ligjor dhe atë fiskal.

Ne përditë e më shumë kemi mungesë të investimeve serioze të huaja pasi Shqipëria nuk ofron asnjë siguri juridike apo dhe ekonomike për investitorët.

Ajo çfarë një investitor gjen me siguri në Shqipëri, siç edhe raporti pohon, është korrupsioni, mungesa e sigurisë së pronës dhe njëkohësisht ligje abuzive që favorizojnë klientët e qeverisë.

Ky nuk është thjesht një perceptim por një realitet i provuar tanimë nga dhjetëra raporte ndërkombëtare që vërtetojnë korrupsionin në nivelet më të larta të qeverisë dhe abuzimet me tenderat publik.

Këto janë kthyer në  sëmundje kronike për Shqipërinë, pasi fatkeqësisht raporti i vitit 2021 mbi klimën e investimeve në vend vazhdon të përsërisë të njëjtat shqetësime që janë vendosur në një raport të tillë nga DASH së paku që nga viti 2015.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *