Netflix, më në fund, ka publikuar trailerin e ‘La Casa De Papel’ të sezonit të 5, që do të nisë transmetimin së shpejti.
Platforma ‘Netflix’ bëri me dije se sezoni i pestë do të ishte i ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë do të transmetohet me 3 shtator, ndërsa e dyta me 3 dhjetor të këtij viti.
Pak ditë më parë u dha lajmi se xhirimet kishin përfunduar dhe se fansat nuk do të prisnin gjatë.
Sipas njoftimit të “Netflix”, sezoni i pestë do të jetë i ndarë në dy pjesë, që do e nisin transmetimin në kohë të ndryshme. Pjesa e parë do të nisë transmetimin në 3 shtator, ndërsa pjesa e dytë do të shfaqet në 3 dhjetor të këtij viti.
“Cfarë nisi si bandë hajdutësh, përfundoi si familje. Përfunduan xhirimet e sezonit të pestë të “La casa de Papel. Një falenderim për të gjithë fansat që ishin pjesë e rezistencës. Mezi presim t’ju tregojmë si përfundon kjo histori.” – shkruhej në njoftimin e “Netflix” disa ditë më parë.
‘LCDP’ rrëmbeu vëmendjen e miliona shikuesve, sa arriti të bëhej një ndër serialet me shikueshmërinë më të lartë.
Teksa, epoka e xhirimeve të këtij seriali po shkon drejt fundit, edhe aktorët po japin lamtumirën këtij ‘fenomeni’. Ka qenë postimi i Álvaro Morte, i cili në serial luan rolin e Profesorit, që ka prekur fansat. Ai i falenderoi të gjithë për mbështetjen gjatë këtyre 5 sezoneve.
“Duke xhiruar për herë të fundit në setin e La Casa de Papel. Fjalët janë të pakta. Jam mirënjohës ndaj gjithkujt: fansave të parët sigurisht, dhe gjithë skuadrës së Vancouver dhe Netflix. Edhe ndaj teje, i dashur Profesor. Do më mungojë shumë koha e bukur që kam kaluar këtu. Faleminderit”, ka shkruar Alvaro në postim.
/Priza.al/