Duket se dikush në Tokë nuk po klonon vetëm retë duke shpërthyer stuhi breshëri në zona të izoluara, por ka filluar edhe klonimi i zjarreve…
Kjo duket se ka ndodhur në një zonë të izoluar të Turqisë Jugore, në rast se ky nuk ka qenë një sabotazh.
Gjatë ditës së sotme, zjarre masive dhe të fuqishme kanë shpërthyer dhe janë përhapur me shpejtësi në lagjet Kavakli, Sarilar, Kalemler dhe Yeniköy në Manavgat në Turqi.
Kryebashkiaku i Antalias Böcek njoftoi se ai kurrë nuk ka parë një zjarr të tillë ndërsa nën-Guvernatori thotë se, “zjarri është shumë larg rajonit të turizmit”.
Përpjekjet për të shuar zjarret e shumta të pyjeve në Manavgat të Antalias kanë qenë duke u zhvilluar si nga ajri ashtu edhe nga toka.
Zjarret që shpërthyen për arsye ende të panjohura, janë përhapur shpejt si rezultat i favorizimit të erës. Plot 19 helikopterë, 103 spërkatës uji, 6 ekskavatorë, 1 aeroplan dhe 412 punëtorë pyjesh janë atashuar në 12 provincat e Turqisë.
Ekipet janë ende duke bërë përpjekje për të shuar zjarret.
Banorëve të katër lagjeve në qytet u tha që të largoheshin nga rruga e zjarrit, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për të kontrolluar flakën, tha të mërkurën Kryetari i Bashkisë Manavgat, Sukru Sozen.
“Është një pamje e pabesueshme”,- i tha Sozen “CNN Turk”.
Sozen tha se, flakët ishin përhapur deri në qendër të qytetit, ku shumë ndërtesa po evakuoheshin. Pamjet televizive treguan banorët që vraponin për në makinat e tyre, ndërsa rrugët ishin përfshirë nga tymi.
/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/