Kryeministri Rama ka vizituar sot Maqedoninë e Veriut në kuadër të Forumit Ekonomik. Ai është takuar me homologun e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ndërsa në forum do të marrë pjesë edhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Zaev, Vuçiç dhe Rama do të nënshkruajnë dy memorandume dhe një marrëveshje ndërshtetërore që ka për qëllim lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe thjeshtimin e formaliteteve lidhur me importin, eksportin dhe lëvizjen mallrave, bashkëpunimin mes doganave dhe autoriteteve të tjera kompetente.
Zaev, Rama dhe Vuçiç do të paraqesin një vizion politik dhe ekonomik për një rajon të integruar. Forumi Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal në Ballkanin Perëndimor do të përfshijë më shumë se 300 kompani nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Shqipëria, si dhe biznese tjera rajonale. Edhe në këtë takim Kosova nuk merr pjesë, sikur edhe samitet e kaluara mes Zaevit, Ramës dhe Vuçiçit.
/Priza.al/