Nuk janë të paktë rastet kur mes kolegëve në punë përveç miqësisë dhe bashkëpunimit, lindin edhe ndjenja dhe madje edhe raporte intime.
Kjo u ndodh pa dyshim edhe oficerëve të policisë, sidomos kur patrulla është e ndarë mes nj femre dhe një mashkulli.
Kështu ka ngjarë edhe me dy oficerë policie në Meksikë, që tani janë në telashe pasi janë filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale në makinën e punës madje gjatë orarit të punës.
Pamjet e filmuara nga një qytetar, u bënë virale me shpejtësi në rrjet, me komentues të shumtë që e cilësonin si “skandaloz” këtë veprim nga ata që mbajnë uniforma të shtetit dhe që paguhen me paratë e taksapaguesve.
Komuna ku ka ndodhur ngjarja, e quajtur Ecatepaco, konsiderohet si një nga më të rrezikshmet në vend dhe ky veprim i policëve është dënuar nga eprorët.
Këta të fundit, kanë kërkuar menjëherë pushimin e çiftit të policëve nga puna, thonë autoritetet.
/Priza.al/