FOTO/ Ka pasuri marramendëse, por këngëtari i njohur po jeton në një dhomë modeste pa dritare

Reperi i njohur amerikan, Kanye West duket se ka gjetur ‘strehim’ te muzika pas divorcit me nënën e fëmijëve të tij, Kim Kardashian. Ai ka treguar se po punon shumë fort me albumin e tij të 10-të.

Dhe për këtë, ai po fle në një dhomë shumë të vogël derisa të përfundojë albumin e tij ‘Donda’.

foto galeri

44-vjeçari, u ka dhënë fansave mundësinë për t’i hedhur një sy dhomës ku ai po qëndron, brenda stadiumit Mercedes Benz të Atlantës, e cila është shumë minimale për një burrë me një pasuri me vlerë mbi një miliard dollarë.

Dhoma e zhveshjes, me mure dhe dysheme gri, nuk ka as një dritare dhe është e pajisur me një gardërobë dhe rafte, një televizor të montuar në mur dhe një shtrat të vetëm me një dyshek të bardhë dhe vetëm me një jastëk të sheshtë.

Donda vjen nga emri i nënës së tij të ndjerë, e cila vdiq në 2007-ën në moshën 58-vjeçare për shkak të ndërlikimeve nga kirurgjia kozmetike.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *