‘Akuza se Basha ka marrë 4 vila’/ Kryetari i PD-së paraqitet për të dëshmuar në Gjykatën e Posaçme, pas padisë për shpifje ndaj Veliajt      

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbërritur sot që në mëngjes për të dëshmuar në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Mësohet se kreu i PD-së, do të japë versionin e tij para togave të zeza lidhur me padinë e ngritur për shpifje ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Lulzim Basha paditi për shpifje Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi e akuzonte se ka thënë shpifje për të.

“Kryetari i PD u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë. Kryetari i PD ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë. Kryetari i PD ka ndërtuar kate pa leje,”- janë sipas Bashës, shpifjet që Veliaj supozohet të ketë thënë për të.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, akuzoi kreun e Partisë Demokratike se në këmbim të mbylljes së protestës së Astirit, ka marrë katër vila në një prej lagjeve residenciale më të luksoze të kryeqytetit.

Por sipas Bashës, e gjitha kjo histori ka të bëjë me fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit, ku sipas kreut të PD-së, Veliaj, në cilësinë e drejtuesit të fushatës elektorale të PS-së në Qarkun e Tiranës, ka bërë tre akuza konkrete ndaj kryedemokratit, që ky i fundit i ka konsideruar si shpifje.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *