Pas misionit në Shqipëri, ish ambasadorit të SHBA-ve i ecën mbarë karriera! Ja detyra e rëndësishme që merr nga DASH

Ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, i nominuar për postin e ndihmës sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Jugore dhe Qendrore nga Presidenti Joe Biden, ka dalë dje para Komisionit të Jashtëm të Senatit. Lu premtoi se do të vijonte betejën e tij ndaj terrorizmit dhe korrupsionit edhe në Azi. Në dëshminë e tij, Lu tha se SHBA-ja ka më shumë se 20 vjet të marrëdhënieve të saj të përcaktuara me Pakistanin përmes prizmit të kundër-terrorizmit dhe sigurisë.

“Si bir i një emigranti në Shtetet e Bashkuara, jam veçanërisht krenar që i shërbej vendit tim për 30 vite në Shërbimin e Jashtëm dhe Korpusin e Paqes. Gjatë këtyre viteve kam punuar në avancimin e axhendës sonë në antiterrorizëm, demokraci dhe anti-korrupsion”.

Ai premtoi që të punojë ngushtë edhe me Indinë si prodhues i 60% nga vaksinat në botë, për t’i dhënë fund pandemisë shkatërruese të COVID-19.  Pas dëgjesës, ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu i emëruar si ndihmës sekretar të shtetit për Azinë Jugore dhe Qendrore, post ky vakant që nga Janari 2017, pret konfirmimin nga senati.

Lu ka qenë ambasador në Shqipëri në një moment shumë të rëndësishëm, atë të miratimit të reformës në drejtësi, një prej investimeve më të rëndësishme amerikane në vendin tonë, sidomos në drejtim të luftës kundër korrupsionit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *