Një banesë është përfshirë nga flakët mesnatën e djeshme pas një shpërthimi që dyshohet të ketë ardhur nga bombola e gazit.
Shtëpia ndodhet në lagjen “Uznovë” në Berat dhe banohej nga një çift por i cili fatmirësisht nuk ndodhej në shtëpi pasi punonin natën në firmën e pastrimit të qytetit. Zjarri është parë nga banorët rreth orës 23:45, të cilët kanë vrapuar menjëherë të shohin nëse kishte njerëz brenda dhe ti shpëtonin. Ata kanë njoftuar menjëherë zjarrëfikësen.
Në rreth 30 minuta flakët e zjarrit në banesë janë neutralizuar, por fatkeqësisht shtëpia është shkrumbuar totalisht. Banesa e djegur është në pronësi të shtetasit Astrit Lankollari, i cili e kishte dhënë me qera. Ekspertët në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit në këtë banesë, që la rreth 2-orë pa drita të gjithë lagjen “Uznovë”.
/Priza.al/