Arrestimet në Hipotekën e Tiranës, merret vendimi për 4 të pandehurit

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe krimin e organizuar ka lënë në fuqi arrestin me burg për punonjësit e hipotekës. Në burg janë lënë Neritan Bablushaj, Admir Burri dhe Gazmend Canaj, ndërsa punonjësi Panol At Nikolla është pezulluar nga hipoteka.

Të arrestuarit kanë rënë në rrjetë gjatë kohës kur hetohej për falsifikimin e votave. Canaj, Burri dhe Bablusha, përkatësisht dy sekretarë që kanë luajtur rolin e ndërmjetësit dhe zyrtari, janë lënë në masën “arrest me burg”, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumente për të tjetërsuar prona. Në vijim të hetimeve është zbuluar se Bablusha premtonte legalizime në këmbim të votave.

Hetimi i zyrtarëve kishte nisur para disa muajsh pasi dyshohej se ata ishin të korruptuar dhe kishin kryer falsifikime dokumentash.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *