Gjenerali Piro Ahmetaj ka vendosur të japë dorëheqjen nga funksioni i Këshilltarit në selinë blu, si dhe nga angazhimi politik deri në 25 prill. Ai ka dorëzuar dorëheqjen, ku ka dhënë dhe të gjitha arsyet që e shtynë të merrte këtë vendim. Ahmetaj ka kërkuar ndjesë nëse ka prekur ndonjë me këtë akt që ka kryer.
Ai ka falenderuar të gjithë kolegët e tij për mbështetjen e tyre gjatë 36 viteve karrierë të tij.
LETRA E PLOTË E DORËHEQJES
Shumë të nderuar bashkëkombas, të dashur miq dhe kolegë,
Në përgjigje të mijra interesimeve tuaja, lutem njihuni bashkëlidhur me aktin e dorëhëqjes nga funksioni i Këshilltarit të Sigurise Kombëtare si edhe nga angazhimi politik deri në 25 Prill.
Së pari, falënderoj disa dhjetra mijra kolegë/ushtarak, intelektualë të ditur, patriot të përkushtuar dhe qytetarë të zakonshëm në të gjithë hapësirën Kombëtare dhe NATO-s, për konsideratat, inkurajimin dhe mbështetjen që më keni frymëzuar përgjatë 36 vjet nën uniformë, si dhe pas angazhimit në politikën aktive, jo vetëm 15 muajt e fundit.
Në detyrim dhe mirënjohje ndaj 4152 ushtarakëve (aktiv, rezervë apo pension); 2134 familjeve të ardhura pas viteve 1990; mbi 523 intelektualeve dhe elitës fisnike të qyteteve të bregut; familjarëve, miqve dhe dashamirësve në të gjithë QARKUN (e begatē por të vjedhur, të bekuar por të përdhosur nga palo-Politika e iligarkëve dhe sekserëve të Tiranës), e VLORËS, që më besuat, motivuat dhe ju bashkuat sfidës fisnike për të realizuar edhe Ne shqiptarët më 25 Prill, zgjedhje demokratike si Kosova, Serbia, Bosnja dhe gjithë Europa!
Ndjesë të sinqertë nëse, përfshi dhe përtej këtij rasti, me apo jo për fajin tim, ju kam zhgënjyer apo lënduar me këtë akt, reagim apo me qëndrimet e mija në vijimësi.
Edhe pse shumicēn nga ju,, s’kam patur privilegjin për t’ju takuar, ju garantoj “emër për emër”, si patriot, si miq, si mbështetës, të zhgënjyer apo kundërshtarë racionale, se do mbeteni përgjithmonë të skalitur në mendjen dhe zemrēm time si një mision dhe borxh i pashlyer respekti dhe mirënjohjeje të thellë.
Së dyti, përgjegjës për të keqijat e regjimeve janë edhe qytetarët me vetëdije që heshtin. Për shtetet e dështuara si RSH-2021, është edhe më keq akoma.
Prandaj, prej 2014, përtej “prangave” të uniformës, koston nga ricilkimi i nenit-55, kam zgjedhur dhe do të vijoj tē “ulëras fortë”, kur përdhosen parimet bazë të demokracisë funksionale, kur vidhen votat, liria, pronat e qytetarëve, kur shiten interesat kombetare, etj.
Në shtesë të dorëheqjes, e përsëris se, vetëm kthimi i fuqisë së votës te qytetarët, me lista alfabetike, 100 % të hapura, mbetet vaksina, arma, shpresa dhe zgjidhja e vetme për ta çliruar të ardhmen Euroatlantike të vendin nga ky sekt-politikanësh të koruptuar dhe të diskretituar deri në neveri !
Sa për angazhimin tim politik mbas 26 Prillit (sigurisht pa lejen e ushtrisë së uritur për diarenë e mjerove dhe port-haleve…), e trashëgoj si të shenjtë nga fryma e Baba Ahmet Turanit, dhe mbetem USHTAR i vlerave të së djathtës moderne, ku: “Familja, Atdheu, Zoti, Liria, Jeta, Vota, Siguria, Prona, Tregu, interesat kombëtare dhe integrimi Euroatlantik”, janë vlera thelbësore, shpresa dhe misioni ynë fisnik që Shqipëria, të bëhet si gjithë Europa, edhe për inat të politikanëve zullumqarë, shtetarëve derdimenë, oligarkëve fuqiplotë dhe sekserëve të gjithëpushteteve që jo vetëm kanë pushtuar të djathtën, por edhe vjedhin dhe sundojnë Shqipërinë për 30 vjet.
Gjeneral Piro AHMETAJ, Ekpert i Lartë për çështjet e Interesave të Sigurisë Kombëtare & NATO-s