Mëngjesin e sotëm, rreth 06:15 në fshatin Garunjas të Lushnjës pas një sherri të nisur për tokën ka mbetur i vrarë një 30-vjeçar, ndërsa janë plagosur babai dhe dy vëllezërit e tij. Romeo Hasalla ndërroi jetë në vend nga plumbat e marrë, ndërsa babai i tij Shaip Hasalla, 65 vjeç dhe dy vëllezërit Emiljano dhe Laert, të dy 31 vjeç.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, por megjithatë nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore. Të dyshuarit kryesorë për vrasjen dhe plagosjen e trefishtë me çifte janë vëllezërit Kastriot dhe Afrim Hasalla, të cilët prej kohësh kishin konflikte me kushërinjtë e tyre të largët për një copë tokë. Policia është vënë në kërkim edhe të djalit të Kastriot Hasallës, Mario Hasalla, 20 vjeç, por nuk dihet roli që ka patur i riu në ngjarje.
Kushërinjtë Hasalla kishin konflikt prej vitesh në lidhje me një tokë në fshatin e tyre, që sipas nënës të të ndjerit ishte “tokë-shtet” dhe ata kishin vendosur që të mbillnin disa degë ulliri.
/Priza.al/