Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara urdhëroi konfiskimin e një pllake antike që përmban pjesë të Epit të Gilgameshit. Pllaka ishte shitur në ankandin e ‘Hobby Lobby’, të cilët deklaruan se e kishin blerë atë, pasi ishte trafikuar në SHBA.
Epi i Gilgameshit është një poemë sumeriane ndër më të vjetrat të letërsisë botërore. Pllaka 3600 vjeçare e sekuestruar njihet dhe si Ëndrra e Gilgameshit dhe është pjesë e poemës.
Historiku i tabletës nis që nga Iraku, ku mendohet të jetë vjedhur e më pas u ble nga një tregtar antikuarësh. Pasuesi i rradhës ishte ‘Hobby Lobby’, të cilët e blenë në 2014.
Tableta ka përmasa 12,7 dhe 15.24 centimetra. Kompania e ankandeve ka paguar më shumë se 1.6 milion dollarë për të.
“Goditja e tregtimit të mallrave të kontrabanduara, duke kapur dhe konfiskuar një objekt të lashtë, tregon përkushtimin që ka departamenti për të përdorur të gjitha mjetet në dispozicion, përfshirë konfiskimin, për të mundësuar drejtësinë,” tha Kenneth Polite, prokurori më i lartë në Divizionin Penal të Departamentit të Drejtësisë.
Pavrësisht se prokurorët pretendojnë se Hobby Lobby nuk ishte në dijeni për kontrabandimin e tabletës, pasi tregtari i antikave përdori një letër të rremë të origjinës ku thuhej se tableta u gjet brenda një kuti me fragmente bronzi të blera në vitin 1981, nuk është hera e parë që kjo okompani përfshihet në skandale për trafikim ilegal të objekteve antike.
/Priza.al/