Petrit Çano/ Ja si prokurori që ‘kërkon mëshirë’ nga KPA, paguan shokun me fondet publike  

Petrit Çano, kryeprokurori i shumë debatuar i Prokurorisë së Krujës, që tani po pret të marrë edhe konfirmimin e dytë në detyrë nga KPA-ja, është një person për të cilin problemet nuk mbarojnë.

Edhe pse ai me shumë mjeshtëri është munduar që t’i mbulojë problemet që ka si me shkeljen e ligjit ashtu dhe me përfshirjen e tij në mjaftë histori të bujshme, faktet dhe denoncimet në adresë të tij nuk mungojnë.

Por “Priza.al” ka mësuar sot edhe një tjetër fakt tronditës që ka të bëjë me pastërtinë e figurës së tij profesionale, si dhe që përbën konflikt të pastër interesi në ushtrimin e detyrës.

petrit cano - Tirana Today

Është fjala për një biçim “ortakërie” të pastër mbi bazën e ndarjes së punës dhe fitimeve me një mikun e tij ish-oficer policie, që tani ka një zyrë të bërjes së akt-ekspertimeve për aksidentet rrugore.

Kjo është një fushë të cilën prokurori Çano e zotëron mirë, pasi në karrierën e tij ai ka mbuluar mjaftë çështje penale të aksidenteve rrugore, ku tashmë del qartë se si janë tjetërsuar provat dhe ku viktimat kanë dalë fajtorë.

Puthje dhe përqafime në KPK, prokurori kalon vettingun

“Ortakëria” e Prokurorit Çano me ekspertin Simaku

Një lidhje, deri tani “sekrete” dhe e pa bërë publike midis kryeprokurorit të Krujës Petrit Çano dhe një eksperti rrugor, me emrin Koço Simaku, ka dalë në dritë tashmë nga denoncimet e mjaftë qytetarëve që ndër vite kanë vuajtur “paanësinë” e prokurorit.

Çuditërisht të gjitha akt-ekspertimet për aksidentet automobilistike që janë zhvilluar në zonën që mbulohet nga Prokuroria e Krujës, dhe që në zotërim të saj ka mjaftë zona që njihen edhe si “pika të zeza” të aksidenteve rrugore, Prokurori Çano, ia ngarkonte për t’i bërë shokut të tij të vjetër Koço Simaku.

Akt-ekspertimi për çdo ekspert kap një vlerë monetare prej 12 mijë lekësh të rinj (120 mijë lekë të vjetra) dhe bëhet sa herë që ndodhin aksidente automobilistike, pavarësisht nga pasojat.

Por “mjeshtri” i drejtësisë Petrit Çano, këto punë pa fund ja delegonte shokut dhe bashkëortakut të tij në biznesin e karamboleve, ekspertit Koço Simaku, i cili në fakt paguhej nga shteti dhe privati jo 12 mijë lekë por 24 mijë lekë.

Letra në Ambasadën Amerikane që zbuloi historinë e pazakontë të shantazhit ku janë përfshirë prokurori i Krujës, mikesha e tij dhe dy biznesmenë

Për këtë ka fakte të mjaftueshme mbi shumë çështje aksidentesh dhe letrat aty janë… në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë.

Koço Simaku ka qenë pjesë e Policisë së Shtetit, e pas lënies së uniformës mori një licencë eksperti, të cilës në gjithë këto vite duket se ja ka “parë hajrin” falë edhe bashkëpunimit të frytshëm me shokun e tij kryeprokuror, Petritin, i cili është kujdesur jo pak që t’i “ngrejë punën” mikut të tij që nga shteti kaloi në privat.

E në një kohë kur puna ecte, pasi aksidentet rrugore nuk mbaronin e po ashtu edhe hallexhinjtë që kërkonin dëmshpërblim ose zbardhje të fajit, edhe miqësia mes Çanos dhe Simakut forcohej dita-ditës.

Aq e ngushtë u bë kjo miqësi (kur në mes është paraja), sa që Koço Simaku e shoqëroi mikun e tij edhe në KPK dy vite më parë, aty ku Petrit Çano u konfirmua sërish në detyrë si Prokuror pasi kishte “kopsitur” shumë prova.

Prokurorit Petrit Çano, i janë rreshtuar shumë skandale dhe jo pak prej tyre janë publikë tashmë edhe në media.

Ne mjafton të kujtojmë vetëm disa si, nga ai i shoqërimi në komisariat se shkeli karantinën bashkë me një “shoqe”, tek mos hetimi për autorët e futjes në qeli të aparateve telefonike, apo tek marrëdhënia e tij me të dënuarin A.S., tek pagesat me fonde publike që i ka bërë shokut të ngushtë, e deri tek gjoba që i ka vënë biznesmenit N.LL.

Ky kërkon të konfirmohet në detyrë?! Të shohim nëse taksapaguesit e SHBA-ve do të paguajnë që një abuzues me taksapaguesit shqiptarë, të vazhdojë të përfitojë ende.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *