Tenderi i SPAK për blerjen e pajisjeve egzaminuese për celular dhe kompjuter/ Fituese është një firmë kroate

Disa ditë më parë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte hapur një tender për blerjen e pajisjeve egzaminuese për celular dhe kompjuter.

Këto paisje janë të domosdoshme për kqyrjen e mjeteve elektronike apo edhe për përgjimin e tyre, kryesisht të postës elektronike apo të aplikacioneve të komunikimit me internet. Një risi që kërkohet nga SPAK për të përgjuar edhe telefonatat apo mesazhet më rrjete sociale. Madje, edhe për të dëshifruar fjalëkalimet apo paswordet.

Rezultatet e para të SPAK ia kanë rritur përgjegjësinë kësaj prokurorie, të formuar nga e ashtuquajtuara reformë në drejtësi. Por, në rrjetën e SPAK kanë rënë peshq të vegjël dhe të mesëm, ndërsa pritshmëria është për ata “peshqit e mëdhenj”.

Por, a do të kapen këta “peshq” me këto pajisje që po blen SPAK? Sipas dokumenteve, SPAK-u ka shpallur fituesit e tre tenderëve. Tenderi i lotit 2 është me objekt “blerje program ekzaminues për telefona celularë”.

Fondi për këtë tender është 1.032.752 lekë, ndërsa fituesi është kompania “INsig2 d.o.o”. Bëhet fjalë për një kompani me seli në Zagreb, Kroaci që do të furnizojë SPAK me pajisje përgjimi dhe egzaminimi për celular dhe kompjuter. Kjo kompani ka qenë e vetmja që mori pjesë në këtë tender, ndërsa e ka fituar me një vlerë shumë afër fondit limit, ose 99 % e tij.

Loti i tretë ka qenë me objekt “blerje pajisje ekzaminuese për telefona celularë dhe kompjuterë”. Ka pasur një fond prej 1.613.714 lekë dhe është fituar sërish nga kompania kroate.

Po ashtu ka fituar edhe lotin e katërt, që bën fjalë për blerje programe egzaminuese për celularë, me fond rreth 1.1 milionë lekë të rinj.

Sipas specifikimeve, artikujt objekt i kësaj procedure prokurimi do të dorëzohen në magazinën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nga momenti i lidhjes së kontratës brenda 60 ditësh.

/Burimi: Boldnews/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *