VIDEO/ Zjarr në Bodrum të Turqisë, evakuohen turistët

Temperaturat e larta kanë aktivizuar shumë vatra zjarresh në ditët e fundit.

Turqia është një tjetër vend që po përballet me flakët e zjarrit. Mediat e huaja bëjnë me dije se vatra të shumta zjarri janë aktivizuar në zonën e Bodrum në Turqi ku era ka përhapur me ritme të shpejta flakët duke rrezikuar dhe zonat e banuara.

Sipas mediave zjarri ka shkuar te kopshtet e dy hoteleve me 5 yje në Bodrum, dhe rrezikon që ata të shkrumbohen. Pas kërcënimit nga zjarri, turistët u evakuan nga hotelet. Në vendngjarje janë 6 makina zjarrfikëse, 40 punëtorë, të cilët po ndihmohen edhe nga banorët e zonës.

Gjithashtu vatra të shumta zjarri ka edhe në zonën e Antalias, ku vetëm ditën e djeshme ishin shkrumbuar katër shtëpi, lënduar 3 persona dhe evakuuar 2 lagje.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *